DVP Tiranë
Sektori për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin K. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasin M. R., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet një shufër metalike si ato të Policisë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Nr. 5 arrestoi në flagrancë shtetasit:
G. P., 39 vjeç, me detyrë inxhinier në një firmë ndërtimi dhe H. G., 25 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi, pasi në Kamëz, në kantierin e kësaj firme ndërtimi, dyshohet se për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik, ka rënë nga lartësia e kantierit, shtetasi Sh. P., punëtor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
I. N, 52 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
M. P., 56 vjeç, pasi në Rinas, automjeti që drejtonte është përfshirë në një përplasje me 3 automjete të tjera. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjet, shtetasi E. K., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
F. H., 27 vjeç, pasi në Sauk, u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.