DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë, në kuadër të masasave të shtuara në kufirin jeshil, për parandalimin e trafiqeve të paligjshme, gjatë patrullimit në kufirin jeshil, kanë goditur një rast të kontrabandimit të bagëtive të trasha nga Greqia. Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. M., 33 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, si dhe janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 47 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tresenik, Devoll, me disa bagëti të trasha të kontrabanduara.

Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin I. N., 20 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin rrugor në unazën e qytetit të Pogradecit, si pasojë e të cilit u dëmtua një këmbësore, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesen e automjetit, shtetasen E. Sh., 28 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 48 vjeç dhe D. K., 29 vjeç, pasi automjeti me drejtues shtetasin E. Ç. është përplasur me monopatinën me drejtues shtetasin D. K. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 29-vjeçari.

Komiasriati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. L., 48 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzave të tyre të mitura, të cilat u pajisën me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit V. L., 33 vjeç dhe R. L., 24 vjeç, pasi janë konfliktuar me një 48-vjeçar, për motive të dobëta.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. G., për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi në çantën e tij të shpinës, iu gjetën disa steka me cigare të dyshuara të kondrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.