DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për krime kundër mjedisit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kapën dhe ndaluan shtetasin G. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 16.04.2023, ka vjedhur mallra të ndryshme ushqimore, në një market.
Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Hotit”, Shkodër, duke transportuar me kamion, 5 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu, këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 48 vjeç, banues në fshati Pulaj Plazh, Velipojë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.