Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 43 vjeç, banues në Barbullojë, Lezhë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
-Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Gj., 21 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi në Kune, Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 36 vjeç, banues në Lezhë, pasi në qytet Lezhë, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.