DVP Kukës – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Tropojë/ Dogji një sipërfaqe toke me bimësi, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Tropojë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia, me zjarr, i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, shtetasin H. M., banues në fshatin Babinë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.

Kukës/Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. G., 44 vjeç, banues në Kukës (i dënuar më parë për të njejtën vepër penale), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.