DVP Kukës/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Kukës/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë vunë në pranga shtetasin kosovar F. D., 25 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në vijim të kontrolleve më përzgjedhje, në hyrje të vendit, në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Policisë Rrugore:

-arrestuan shtetasin F. A., 22 vjeç, banues në Bajram Curri, pasi automjeti që drejtohej në gjendje të dehur, nga ky shtetas, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

-arrestuan shtetasin Sh. S., 58 vjeç, banues në fshatin Llugaj, pasi automjeti kamionçinë që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. H., 66 vjeç, banues në fshatin Bujan. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H., i cili është në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Bajram Curri, pasi u kap drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️