Durrës – Iu vodhi varëset e floririt, 2 shtetasve, gjatë muajit gusht, identifikohet, kapet dhe arrestohet 34-vjeçari

Durrës

Iu vodhi varëset e floririt, 2 shtetasve, gjatë muajit gusht, identifikohet, kapet dhe arrestohet 34-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve të 2 shtetasve, se më datat 2 dhe 30 gusht 2023, në lagjet nr. 18 dhe nr. 18/1, Durrës, iu ishin vjedhur varëset e floririt, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan, kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtyre 2 vjedhjeve, shtetasin R. S., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi R. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️