DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas

DVP Korçë

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 18 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Voskop”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, pa leje drejtimi.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasit A. R., 59 vjeç dhe Sh. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në ambientet e lokalit që këta shtetas kanë në bashkëpronësi, në malin Moravë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.