DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Korçë

Kolonjë/Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të vjedhjes në tre objekte kulti (teqe).

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për prodhim e shitje të narkotikëve.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është autori i vjedhjes në tre objekte kulti (teqe), konkretisht më datë 22.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Starje, më datë 24.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Kreshovë dhe më datë 29.09.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Gjonç, Kolonjë. Vijon puna për kapjen e shtetasit L. A.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. E., 38 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muzakajt”, Korçë, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ushtruan në automjetin tip “Benz”, me drejtues 38-vjeçarin, gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në çantën e shtetasit H. H., pasagjer në këtë automjet, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar kanabis. Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Më datë 29.09.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja A. H., 22 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se më datë 28.09.2023, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi K. H., 29 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

-Më datë 29.09.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja A. H., 49 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ka kallëzuar se 4 muaj më parë, ka humbur kontaktet me vajzën e saj S. H.(R.), 25 vjeçe, banuese në Prilep, Maqedonia e Veriut. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në fshatin Shkozë, Maliq, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, duke riparuar çatinë e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.