DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Belorta, duke drejtuar automjetin tip “Jaguar”, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 40 vjeç, banues në fshatin Panarit, Korçë, pasi në fshat dyshohet se ka goditur me grusht një 13-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin B. R., 37 vjeç, banues në Korçë, infermier pranë Qendrës Shëndetësore të fshatit Klocë. Vijon puna për kapjen e 49-vjeçarit R. Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.