DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi u kap në lagjen nr. 7, Korçë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Gj. S., 62 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar banesën e fqinjës së saj.
-Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
P. P., 60 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi dyshohet se ka prerë një sasi drush, në pronën e një shtetasi tjetër;
A. I., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Pulahë, Korçë, duke transportuar një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. N., 67 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në muajin gusht të vitit 2022, i ka marrë shumë sasi lekësh një shtetasi tjetër, duke e mashtruar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 60 vjeç, banues në Bilisht, Devoll dhe N. K., 61 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas u kapën në hyrje të qytetit të Bilishtit, me automjetet e tyre, në të cilët u gjetën 11 thasë plastikë me detergjent rrobash, të dyshuar të kontrabanduar nga Greqia. Thasët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.