DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
✅ U kap në flagrancë teksa vinte baste sportive në lokalin e tij, përmes disa celularëve, vihet në pranga 38-vjeçari dhe i sekuestrohen celularët.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 5, në lokalin e 38-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Burimas, Maliq, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. B., 43 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një shtetas.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.