DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori” Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Shërbimet e Policisë më pas kanë bërë identifikimin dhe kapjen e 54-vjeçarit, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për kryerjen e testit të alkoolit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.