DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 6, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. S., 70 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, ka kanosur me mjet të mprehtë, për motive të dobëta, 4 shtetas të mitur, 16 vjeç, 14 vjeç, 15 vjeç dhe 16 vjeç, banues në Pogradec. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.