DVP Elbasan – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë

DVP Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 37 vjeç, banues, në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
Gjithshtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 30 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, që të mos shoqëronin vëllanë e tij, shtetasin E. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. D., 72 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesën e tij është gjetur një sasi municioni luftarak;

  • Xh. M., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur një pistoletë çakmak dhe një palë pranga si të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.