DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra penale të ndryshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 42 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Libonik, Maliq, në ambientet e përpunimit të mbetjeve nga vajrat e automjeteve, në pronësi të këtij shtetasi, çlirohen gazra me aromë të rëndë dhe për pasojë ndotet ajri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.