DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. L., 61 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Zip Star”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit E. Sh., 34 vjeç; K. B., 25 vjeçe dhe A. B., 27 vjeçe, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me shtetaset e mësipërme dhe për pasojë të tre kanë marrë lëndime të lehta fizike.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme