DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Artur Likollari, 56 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 16.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë Korçë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 28 vjeç dhe I. B., 61 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar me një automjet kamion tip “Iveco”, pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës, 5 m³ dru të prera në mënyrë të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. F., 40 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje, në fshatin Rëmenj, Pogradec.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. G., 49 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një shtetas, në lagjen nr. 2, Pogradec.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 47 vjec, banues në Pogradec, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 3, Pogradec, në lokalin në pronësi të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një aparat celular, i cili dyshohet se shërbente për vënien e basteve sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. F., 36 vjec, banues në fshatin Gostivisht, Kolonjë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me grushte, një shtetas tjetër, në fshatin Gostivisht.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. J., 34 vjec, banues në fshatin Helmës, Kolonjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi ky shtetas u kap me një automjet tip fadromë, duke shkatërruar strukturën e tokës bujqësore, në fshatin Helmës.
Materialet i kaluan prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.