DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lire 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi në aksin rrugor “Koritë-Podgorie”, pranë fshatit Koritë, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasi I. P., 52 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasagjer në automjet, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se 46-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. K., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “Marigo Pozio”, në unazën e qytetit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një 44-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. R., 43 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në fshat, ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta, shtetasit J. L., 51 vjeç dhe P. L., 38 vjeç, banues në fshatin Libonik, si dhe ka thyer me grusht xhamin e automjetit të 38-vjeçarit.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. V., banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 25.09.2023, rreth orës 10:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Lapidari i Podgories”, shtetasi G. H., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi G. H. u dërgua në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.