DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 39-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin e tij, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, u kap duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, pa leje drejtimi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 38 vjeç dhe M. B., 37 vjeçe, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së xhaxhait të tyre, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Maliq/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, mbi fshatin Symiz, Maliq, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. R., rreth 67 vjeç, i cili kishte shkuar në mal për të prerë dru. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave.