DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 27 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka paraqitur një leje drejtimi për automjet, që dyshohet se është false.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Plazhi i Shpellës”, Lukovë, kishte nisur ndërtimin e 4 strukturave prej druri, në tejkalim të lejes së marrë.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.