DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 18 vjeç, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, i ka vjedhur celularin dhe kuletën, një 84-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. L. iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa. Më tej, nga verifikimet rezultoi se 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim më datë 18.03.2024, pasi në fshatin Memëlisht, i ka vjedhur celularin një 49-vjeçareje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. K., 44 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 12-vjeçar.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçare, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë, xhamat e automjetit të njerkut të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.