DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.11.2023, që bën fjalë për largimin nga banesa, të shtetases A. H., 38 vjeçe, banuese në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju informojmë se kjo shtetase u gjet dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.