DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në ambientin e një lokali në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 34-vjeçari ka dëmtuar xhamat dhe disa orendi të lokalit në pronësi të shtetasit S. F.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
E. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Burimas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
J. Xh., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, në afërsi të fshatit Lozhan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, i ka dëmtuar xhamin e automjetit, një 43-vjeçari.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. Y., 28 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientin e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 29-vjeçar. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. Y.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. H., 42 vjeç, banues në Korçë dhe A. N., 41 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi u kapën respektivisht në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, në afërsi të fshatit Kuç dhe në qytetin e Bilishtit, duke transportuar me automjetet e tyre, sasi drush të prera në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.