DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 38 vjeç, banues në fshatin Mollaj, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 38-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Buqezë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, në fshatin Pojan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.