DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Maliq, pasi Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Radokal i Poshtëm, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. L., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.