DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin në kërkim V. T., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 12.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, më datë 26.12.2022, në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu (që e posedonte me leje), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndaj kunatës së shtetasit I. D. u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin L. C., 34 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi në fshat, dyshohet se ka kanosur me fjalë, një shtetas tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.