DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 33 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, u kap nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Korçë referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. N., 58 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”; “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuptonit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e saj në Bilisht, gjetën dhe sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (fishekzjarrë), të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasja M. N. ushtronte aktivitetin me licencë të pezulluar dhe nuk lëshonte fatura për mallrat që shiste.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.