DVP Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim J. P., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 26 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është kapur në lagjen nr. 4, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendimin e datës 17.12.2021, nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Pogradec dhe Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Sh. P., 40 vjeç, banues në Pogradec dhe S. M., 47 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kapën duke kryer punime pa leje, respektivisht në lagjen nr. 5, Pogradec dhe në fshatin Zvezdë.

Më datë 18.07.2022, në Komisariatin e Policisë Devoll ka bërë kallëzim shtetasi V. N., 59 vjeç, banues në Bilisht, i cili ka deklaruar se ka konstatuar të dëmtuar me mjet prerës një gomë të automjetit të tij tip “Benz”, të parkuar në qytetin e Bilishtit. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.