Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” të shtetasit D. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases N. N., 66 vjeçe dhe më pas i ka vjedhur shumën prej 20.000 lekë.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit R. M., 41 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases P. C., 67 vjeçe.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal dhe bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, të shtetasit O. Ll., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së dhe shërbimet e policisë në banesën e tij, u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin P. Gj., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, ky shtetas u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.