Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin

Saimir Muçaj ka lindur më datë 01.06.1972, në Tiranë, dhe banon në Tiranë. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.
 
Nga muaji korrik i vitit 2025, ai mban detyrën Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, dhe gradën Drejtues i Parë.
 
Arsimi
Shtator 1986 – qershor 1990, shkolla e mesme profesionale politeknikumi “7 Nëntori”, Tiranë;
Shtator 1995 – qershor 1998, shkolla e lartë, diploma “Specialist Policie”;
Shtator 2006 – qershor 2009, cikli Bachelor në Fakultetin Juridik, universiteti “Kristal”, Tiranë;
Shtator 2009 – qershor 2011, cikli Master Shkencor në Fakultetin Juridik, universiteti “Kristal”, Tiranë.
 
Eksperiencat e punësimit dhe detyrat:
2024 – 2025, Drejtor i Analizës së Rriskut dhe Hetimit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin
2023 – 2024, Këshilltar në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
2013 – 2022, Pedagog në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë
2013-2015, Qendra e Formimit Policor, Sektori i Zhvillimit të Karrierës
2012-2013, Drejtoria e Pergjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria per Studimet Strategjike
2012-2012, Qendra e Formimit Policor, Shef Sektori
2010-2012, Drejtoria Policisë Tiranë, Drejtor
2009-2010, Drejtoria e Policisë Elbasan, Drejtor
2008-2009, Drejtoria Policisë Fier, zv.drejtor per Hetimin e Krimeve
2007-2008, Drejtoria Policisë Fier, Shef Komisariati
2005-2007, Drejtoria e Policisë Elbasan, Shef Komisariati
2003-2005, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria për Krimet e Renda
2001-2003, Ministria e Brendshme
1998-2001, Drejtoria e Policisë Durrës
1998 – 2001, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Ka kryer trajnime trajnime të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, nga programe të ndryshme që asistojnë Policinë e Shtetit.
Është autor i teksteve “Njohuri për Kriminalistikën” dhe “Cikël leksionesh për kriminalistikën”, të botuara në vitet 2011 dhe 2007.
Gjithashtu, ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e programeve të reja të shkollimit dhe trajnimit sipas standardeve të Bolonjës, në Akademinë e Sigurisë.