DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 42 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, dyshohet se i ka vjedhur një karrocë fëmijësh, një 39-vjeçareje.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
O. Xh., 53 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, dyshohet se i ka dëmtuar apartamentin një 55-vjeçareje, të cilin kjo shtetase ia kishte dhënë me qira;
E. P., 28 vjeç, E. Q., 29 vjeç dhe L. D., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Rilindasit”, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe shkelma, një 30-vjeçar;
D. J., 39 vjeç, G. B., 35 vjeç dhe A. B., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 15, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ku ata po qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën në celularët e tyre, faqe dhe foto për vënien e basteve sportive. Tre celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.