DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
J. M., 43 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
K. P., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në unazën e qytetit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Pas ndalimit dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte e automjetin në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. T., 40 vjeçe, banuese në Korçë, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti i saj, i cili ka deklaruar se 40-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tyre 8-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
J. J., 34 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër-mbrojtjeje;
N. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një firme për nxjerrjen e mineraleve, pasi dyshohet se në fshatin Milec, Kolonjë, ka dëmtuar strukturën e një sipërfaqeje toke në pronësi të një 69-vjeçari.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 46 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, Maliq, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare.
Më datë 22.08.2023, gjatë natës, në fshatin Starje, Kolonjë, në një objekt kulti (tyrbe), është vjedhur nga arka, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.