DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. A., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
D. F., 39 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.8, Korçë, ku u konstatuan duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrollit fizik, i gjetën secilit prej tyre, nga një armë të ftohtë (thikë). Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D. F., gjetën 2 përforcues grushti, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 thikat.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. P., banuese në Korçë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e saj.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. M., banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin M. B., për motive pronësie.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 58 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi në fshat dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, për të djegur barishtet, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.