DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim A. Sh., 28 vjeç, banues në fshatin Kuç, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqsor Pukë, me vendimin e datës 06.11.2022, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin H. D., 53 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se i ka vjedhur një shtetasi tjetër, një aparat celular, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 38 vjeç dhe F. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshat, gjatë një konflikti të çastit, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta. Të dy shtetasit, pasi morën mjekim në spitalin e Pogradecit, u larguan në banesat e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.