DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 30 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në qytetin e Ersekës, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin N. L., 66 vjeç banues në Ersekë. Për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi N. L., dhe një pasagjer që udhëtonte në automjetin e tij. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se 30-vjeçari drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, në një lokal, gjatë një konflikti për motive të dobëta (në gjendje të dehur) ka goditur një 46-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Podë, Kolonjë, pasi në fshat, me vetëgjyqësi, ka shkatërruar një mur në pronësi të një shtetasi tjetër.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.