DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

  • E. N., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur;
  • A. A., 33 vjeç, banues në Bilisht, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 39 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, pasi në lagjen nr. 5, Korçë, për motive të dobëta, ka kanosur dhe dhunuar fizikisht, një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 37 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushërirës së tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Më datë 19.01.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja A. M., 46 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë, Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 20 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.