Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 62 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në datën 06.09.2022, ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, në fshatin Bulgarec, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 30 pemë frutore, në pronën e fqinjit të tij.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi në datën 06.09.2022, në fshatin Proptisht, ka prerë me vetëgjyqësi një pemë në tokën në pronësi të shtetasit T. L., 54 vjeç.
Po këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 36 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasin G. E., 57 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.