DVP Korçë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Silver”.
Shitnin në qytetin e Korçës, bizhuteri argjendi të kontrabanduara, procedohen penalisht 2 shtetas.
Sekuestrohen bizhuteri të ndryshme argjendi, me peshë totale 27 kilogramë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimit të kryer me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silver”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit E. M., 45 vjeç dhe S. P., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në shëtitoren ”Shën Gjergji”, në qytetin e Korçës, duke shitur bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteri argjendi (me peshë 27 kg), pa asnjë dokument shoqërues.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kondrabanda me mallra të tjera”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore”.
