DVP Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan me anë të djegies.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve shpallën në kërkim shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në një banesë të braktisur që dyshohet se e posedon ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Po nga këto struktura u shpall në kërkim shtetasi E. E., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. R., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, G. B., 27 vjeç, banues në Këlcyrë, A. O., 29 vjeç, banues në Gjirokastër dhe E. H., 37 vjeç, banues në Krahës, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 25 vjeç, banues në Patos, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kontrollin fizik dhe për verifikimin e dokumentacionit të automjetit.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. K., 49 vjeç, banues në Përmet, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetase 70 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 70-vjeçarja ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.