DVP Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Gjirokastër

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në ngarkim të shtetasit M. Ç., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit H. K., 46 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.