DVP Gjirokastër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Th., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, sepse gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Q. R., 55 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. B., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, pronar i një karburanti, pasi nga verifikimet ka rezultuar se nuk lëshon faturë tatimore për aktivitetin ekonomik që kryen në këtë subjekt.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. J., 26 vjeç dhe H. Ç., 19 vjeç, të dy banues në Përmet, pasi në hyrje të qytetit të Përmetit, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po qarkullonin, u gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 2 celularë.
Më datë 19.08.2023, familjarët e një 16-vjeçareje, banuese në fshatin Veliqot, Tepelenë, kanë kallëzuar se më datë 19.08.2023, kanë humbur kontaktet me këtë shtetase pasi ishte larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.