DVP Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. I., 48 vjeç, banues në Nepravisht, Libohovë, pasi ka ndezur zjarr afër tokës së tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke.

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe për shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Qesarat, Memaliaj, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në fshatin Qesarat, Memaliaj, automjeti që drejtonte 36-vjeçari, është përplasur me motomjetin që drejtonte 20- vjeçari.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. A., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.