DVP Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 51 vjeç, banues në fshatin Nepravisht, Libohovë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. V., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur një shtetase 38 vjeçe.

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi në aksin rrugor “Ura e Lekrit-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Dragot”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, 53-vjeçari, ka dale nga rruga dhe si pasojë, është batuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.