DVP Fier – Vihet në pranga një shtetas, procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 32 vjeçe, banuese në Roskovec.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. S., 48 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (motra e saj).

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi A. G., 50 vjeç, banues në Fier, punonjës i një shoqërie private, duke punuar si manovrator, me mjet (rul), në rrugën “Dukas-Patos”, ka dëmtuar këmbën dhe për këtë shkak, po merr ndihmë mjekësore, në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.