DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 44 vjeç, banues në fshatin Kallm, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, xhaxhanë e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. V., 40 vjeç, banues në fshatin Gjerbës dhe L. R., 32 vjeç, banues në fshatin Klos, pasi dyshohet se pas një konflikti të çastit, ndërmjet tyre, në fshatin Gjerbës, shtetasi L. R. është futur me automjet, në banesën e shtetasit K. V., pa pëlqimin e tij, ndërsa 40-vjeçari i ka dëmtuar automjetin, shtetasit L. R.
Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi K. M., banues në fshatin Frakull, se është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi S. M., 71 vjeç, i cili sipas deklarimit të shtetasit K. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.
Ditën e djeshme, është gjetur teksa futej në ujërat e lumit Seman, shtetasja R. Sh., 66 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë nxjerrë 66-vjeçaren, nga ujërat e lumit, e kanë dërguar atë në spital, ku ka marrë asistencë mjekësore, dhe më pas është larguar në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.