DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin D. S. (H)., 24 vjeç, pasi në një lokal në lagjen “Apollonia”, Fier, ka vjedhur xhupin me një shumë parash të një shtetasi tjetër.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
M. X., 27 vjeç dhe A. R., 36 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, një shtetas;
V. G., 53 vjeç, banues në Belinë, Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta, një shtetas.
Secialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. J., 27 vjeç, banues në Krutje, Lushnjë, pasi mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. Sh. dhe me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin T. B., dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi P. Sh., dhe pasagjeri që ndodhej në këtë automjet, të cilët pasi morën mjekim, u larguan në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.