DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit V. H., 36 vjeç, banues në Roskovec, K. Ç., 41 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. B., 39 vjeç, banues në Berat, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi në Patos, ka shkatërruar me sende të forta, derën e lokalit të shtetasit G. I.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas tjetër.

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi shtetasja V. M., 66 vjeç, banuese në lagjen “1 Maji”, Fier, dyshohet në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.