DVP Fier – Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 39 vjeç dhe G. B., 40 vjeç (vëllezër), banues në Qënas, Fier, pasi ditën e djeshme kanë goditur me thikë, për motive të dobëta, shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B. Shtetasi A. B., pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë, ndërsa 77-vjeçari ndërroi jetë ditën e sotme, në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit H. Xh., 25 vjeç dhe F. H., 26 vjeç, banues në Roskovec, pasi kanë vjedhur 150 metra kabllo elektrike të tensionit të lartë, në karburantin në administrim nga shtetasi P. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. D., 36 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.