Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, E. T., banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar këtë shtetas me 5 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. S., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij;
-A. E., 59 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, E. S., 41 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, ka vjedhur portofolin e një shtetasi.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 51 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.